I dyshuar për linë e majmunit, doktorët tregojne si eshte gjendja e shqiptarit te shtruar në spital: Po presim..

515
0

Një shqiptar i Kosovës, 69 vjeç nga komuna e Dragashit, është shtruar në spital dhe ndodhet nën monitorimin e mjekëve, pasi dyshohet se është prekur nga lija e majmunit. Mjekët thonë se ai është në gjendje stabël dhe nuk ka komplikacione.

Nga pacienti është marrë mostra e cila është dërguar në laboratorin referent të OBSh-së në Holandë, por që rezultati i tij nuk ka dal akoma. Rasti është regjistruar në fillim të këtij muaji nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Gjendjen e ka shumë stabile shumë të mirë, por ne po e presim rezultatin nga Holanda. Nëse rezultati na vonohet nga Holanda shumë shpejt do ta lëshojmë pacientin në shtëpi e ka gjendjen shumë stabile… Shumë shpejt shpresojmë që do ta lëshojmë në shtëpi si dhe e rekomandojmë që të jetë i izoluar derisa të del rezultati përfundimtar”, infektologu Arben Vishaj.

Ndërkohë, mikrobiologu Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik tha se nuk kanë informata nga lobaratori se kur pritet të arrijë rezultati i pacientit nga Dragashi. “Ende nuk kemi pranu rezultat prej laboratorit ku është dërgu mostra dhe nuk kemi informatë se kur pritet me dal”, u shpreh ai.