“I doli Lllotaria amerikane para 2 vjetesh”, kush është shqiptarja që humbi jetën në Amerikë. Apeli per ndihmë

911
0

Klivja Çaçi ka humbur jetën në Westland, të SHBA, pas një aksidenti me makinën e saj.

25 vjeçarja po udhëtonte herët në mëngjes, ku pas një devijimi në rrugë ajo ka humbur kontrollin e makinës dhe është rrokullisur disa herë në autostradë.

Ky aksident rezultoi fatal për Klivjan, e cila kishte emigruar në SHBA me anë të Lotarisë Amerikane.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë, teksa një solidarizim online po i vjen në ndihmë familjes për ta sjellë Klivjan në atdhe.

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët dhe jo vetëm, kanë nisur të ndihmojnë me shuma të ndryshme, por duhen ende shumë të tjera që trupi i saj të rikthehet pranë familjes.

APELI PËR NDIHMË NDAJ KLIVIAS

Klivja studionte ne Amerike, familja mori lek borxh kur asaj i doli llotaria amerikane para 2 vjetesh qe ta dergonte per nje jet me te mire…por dje endrat e saj u ndërprenë, zemra e saj pushoi ne nje aksident … thon qe aksidenti ishte shum i rende sa eshte shpërfytyruar.
A nuk eshte gjynah qe familja e saj ka 2 vjet qe nuk e shef vajzen e vet dhe tani ska as mundesi tja sjellin ne Shqiperi sepse duhen 40mij$ ? Ju lutem ta ndihmojm kush ma mundesi ta sjellim pran familjes qe nena te ket ku ta qaj vajzen e saj… ajo ishe 25 vj shpirti i saj mbeti ne dhe te huaj… ju lutem ndihmojeni tja sjellim trupin ktu… kush ka mundesi te kontriboj me sa te mundet.”

*Më poshtë është linku ku çdokush që ka mundësi të dhurojë një shifër sado modeste qoftë për Klivjan e ndjerë*
Linku Gofundme