I dolën fotot me Salianjin, reagon për herë të parë Grida Duma

3261
0

Në një kohë që shumë media flasin me lajme se ka një lidhje të mundshme dashurie midis ish-deputetëve të PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji, por ansjëri prej tyre ende nuk e ka hedhur hapin për ta pranuar publikisht, atyre u kanë zbuluar disa foto.

CNA.al ka publikuar te henen disa foto të cilat janë bërë në Qerret, ku çifti Salianji-Duma janë ulur në një kafe.

Por pas këtij lajmi, ka reaguar vetë ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, e cila duket që nuk e ‘çan kokën’ për lajme të tilla dhe flet për politikë.

Ajo ka vijuar akuzat kundër qeverisë socialiste për koncesionin e rrugës Milot-Balldren që e cilëson si sagë korruptive. Duma përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale jep të gjitha arsyet se përse sipas saj është aferë e pastër korruptive. Koncesioni u vota ditën e enjten, në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.