I dogjën sërish makinën, vajza akuzon deputetin demokrat: Herën tjetër mund të më gjeni në ndonjë kanal. 4 vite më parë ai..

118
0

Vajza, të cilës iu dogj për herë të dytë makina në derën e shtëpisë në Devoll kërkon ndihmën e policisë për ngjarjen dhe drejton gishtin për ata që mendon se janë përgjegjësit e zjarrvënies.

Në një deklaratë për shtyp, e reja Deizi Arapi shprehet se dyshon tek ish kryebashkiaku Bledion Nallbati ( aktualisht deputet), si urdhërues i kërcënimeve ndaj saj për shkak të një konflikti të vjetër.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati, aktualisht deputet.

Pas konfliktit mu dogj makina e parë.  Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.  Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet.

Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, u shpreh Arapi.

Nderkohe dputeti Nallbati shprehet se nuk ka pasur ndonjë përplasje me akuzuesen dhe paralajmëron se do të bëjë kallëzim penal për prishje të imazhit.

“Nuk kam pasur konflikt verbal asnjëherë me të. E vetmja njohje është nëpërmjet situatës së të ëmës ndodhur vite më parë. Nuk kam folur asnjëherë me të për asnjë arsye, as pranoj të kem bërë debat me të. Nuk kam dijeni për këtë situatë të ndodhur. Mendoj që dikush e paguan për të thënë të tilla fjalë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bëj kallëzim penal për prishje imazhi”.