14.5 C
Tirana

I dhuroi mëlçinë 60-vjeçarit, arsyeja përloti të gjithë publikun

Date:

Share:

Një vit më parë familja Haxhiaj u trondit nga lajmi se kryefamiljari, Lulzimi ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Mjekët i dhanë 6 muaj jetë. Ai i duhej të kryente transplant të mëlçisë dhe këtu filluan vuajtjet që ai të shpëtonte.

 

Lulzimi ishte i ftuar sot tek “Ka një mesazh për ty”, së bashku me vajzën dhe bashkëshorten. Kjo e fundit tregoi historinë sesi një vajzë me emrin Genta mori përsipër t’i dhuronte mëlçinë Lulzimit.

 

“Me Gentën ishim mikesha. U takuam një ditë në parukeri. Ajo kishte pyetur mikeshën tjetër timen pse isha e mërzitur. Ajo i tregoi që Lulzimi ishte shumë sëmurë dhe duhet të bënte transplant të mëlçisë. Genta kishte pyetur çfarë grupi gjaku ka dhe kur kishte mësuar se kishin të njëjtin grup gjaku kishte marrë vendimin e madh”, tregoi bashkëshortja e Lulzimit, Vera.

 

Dhuruesja, Genta është vetëm 35 vjeç, transplanti ishte bërë në Cairo të Egjiptit. Familja Haxhiaj e kishin ftuar për ta falenderuar.

 

 

“E kam thirrur që ta marrin vesh të gjithë këtë mrekulli të rrallë”, u shpreh Lulzimi.

 

Genta erdhi në studio dhe u përlot kur pa familjen Haxhiaj në ekran. “Vera më eshte gjendur ne momente te veshtire te tim ati qe nuk jeton më. Kur e pashe Verën të humbur, pyeta dhe me thane qe bashkeshorti i vuan nga nje semundje e keqe. Mora vesh qe e ka grupin e gjakut si une. E bera per tim ate. Kam ndenjur 36 ore prane tim ati sepse kisha idene qe do mbijetonte. Me ngeli peng qe ndenja prane tij dhe nuk luftova per tebere dicka. Humbja e tij me ka lene gjurme. Jam shume e lumtur sepse kam shpetuar nje jete”, tha Genta me lot në sy dhe shkoi të përqafonte familjen Haxhiaj./Xing.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.