I dha fund marrëdhënies 17-vjeçare, Arbana flet për herë të parë për prindërit e ish-burrit

2782
0

Ditën e shtunë ishte puntata e fundit e sezonit të dytë të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, i cili pritet të rikthehet në janar me sezonin e ardhshëm.

Ndryshe nga herët e tjera, moderatores Arbana Osmani iu bë një surprizë nga srafi duke i sjellë në emision gjyshërit e saj.

Teksa fliste për lidhjen e ngushtë me ata, Osmani u ndal në një moment të fliste për ish-vjehrrën dhe ish-vjehrrin e saj.

“Jam shumë e lumtur që djali im Joni ka katër gjyshër të mrekullueshëm…”, tha ndër të tjera Arbana duke treguar kështu se pavarësisht se si rrodhën gjërat ajo gëzon ende respekt për familjen e ish-bashkëshortit dhe për familjen e tij.

Kujtojmë që Arbana i dha fund marrëdhënies 17-vjeçare me ish-bashkëshortin Arditin dhe tani ka nisur një romancë të re me regjisorin e emisionit.