I dha 50 euro policit ne Rinas për të dalë nga Shqipëria, i riu e pëson keq

113
0

Një 32 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Rinas, pasi në mungesë të dokumentacioneve përkatëse për të dalë nga Shqipëria, ka tentuar të korruptojë efektivin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies dhe kanë proceduar penalisht shtetasin M. P., 32 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, është paraqitur pranë gabinave të daljes, dhe për të shmangur refuzimin e daljes për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, janë kapur tre shtetas të shpallur në kërkim, goditur 6 raste të falsifikimit të dokumenteve ku shtetasit kanë tentuar të hyjnë në RSH-së, me pasaporta të falsifikuara, si dhe janë proceduar penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.