I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e motrës dhe kunatit, policia italine publikon pamjet e arrestimit të shqiptarit

188
0

Këto janë momentet kur Gjovalin Lesi, 55 vjeç, është vënë në pranga në Itali. Ai ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi është dënuar me burg përjetë për vrasjen e së motrës dhe kunatit në vitin 1997.

Policia thotë se ai ishte arratisur drejt Italisë në vitin 2003 duke përdorur identitetin e vëllait të tij. Autoritetet e gjetën në shtëpinë e tij dhe siç duket nga pamjet pasi e kanë vënë në pranga kanë kryer një kontroll të detajuar.

Më pas e kanë transportuar drejt burgut të Matera-s, ku do të presë derisa të ekstradohet drejt vendit tonë. 55-vjeçari Lesi është nga Rubiku i Rrëshenit.

Ai e vrau motrën dhe kunatin me kallashnikov pas një konflikti për motive të dobëta. Në vitin 1998, Lesi u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Mirditës.