I mori jetën gruas dhe kunatës në Ballsh, autori: Ja pse s’e lashë të shkonte te prindërit

3042
0

Zbardhet dëshmia e autorit të ngjarjes së rëndë në Ballsh pasditen e djeshme. Gazment Musta ka deklaruar para grupit hetimor se shkak nuk ka qenë xhelozia, por kërkesa e saj për të shkuar te prindërit. Ai është shprehur se nuk e lejoi gruan që të shkonte te prindërit e saj për Vitin e Ri, pasi nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata” mësohet se ka thënë autori. Në momentin që kreu aktin e rëndë ndaj gruas dhe kunatës, dy fëmijët e çifit 3 dhe 7-vjeç ishin në banesë, por jo në dhomën që ndodhi ngjarja..

Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar te prindërit. Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia.