Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish shtëpinë e Euglen Xhabaftit në Ndroq. Në vizitën e kaluar Rama u premtoi se do u ndërtonte shtëpinë e re.
Përmes një videoje të cilën e ka ndarë me ndjekësit në Facebook, shihet se ka përfunduar ndërtimi i shtëpisë së re.
Familja me 6 anëtarë jetonte më herët në një banesë thuajse të rrënuar. I shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Rama u ka dërguar fëmijëve edhe dhurata me rastin e festave të fundvitit.
Ndiqni videon!