Eltoni thotë se “është keq të dëgjosh prindërit” në insertin e tij prezantues në “Shihemi në Gjyq”. Ai ka kërkuar të përballet me nënën ea tij, Satberen që thotë se “të gjitha janë të sajat” dhe “nuk do të marrin asgjë”.
Diskutimi mes tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan nis me tone të larta, por kuptojmë se bëhet fjalë për një shtëpi të shitur në Lushnje, paratë e së cilës janë përdorur për të blerë dy apartamente në Tiranë. Në këtë shumë janë shtuar edhe kontributet e Eltonit i cili jeton prej vitit 1996 në Itali dhe ka ndihmuar financiarisht familjen.
Në njërin apartament jetojnë prindërit e Eltonit, kurse në tjetrin ky i fundit nuk hyn dot. Djali akuzon nënën se ka favorizuar djalin e madh. Ajo i përgjigjet se konfliktin duhet ta zgjidhë me vëllanë, por dy djemtë s’flasin prej 8 vitesh. Eltoni tregon se e ka ndihmuar me gjithçka vëllanë, duke lënë mënjanë edhe veten. Ai do të dijë se çfarë ka ndodhur me paratë e tij.
Elton: Vajza dhe djali çfarë kontributi kanë dhënë? Ai djali yt i preferuar, ai karafili yt, ajo pika jote e doëbët? Ma thuaj mua! Ma thuaj ttani!
Satbere: I besova djalit…
Elton: Çfarë i besove? Për çfarë?
Satbere: Gjithmonë e kemi ndihmuar se s’i ecte puna dhe çfarë të bënim…
Eni Çobani: S’i ecte puna, si s’i ecte puna tani, më vjen keq?
Elton: S’i ecte puna se ka qenë dembel dhe ti i shkoje nga mbrapa, ndihmoje vëllain. Z. Ardit më thuaj nëse ke dëgjuar ndonjëherë që vëllai t’i bëjë gjithë fejesë me paratë e mia, i kam bërë gjithë adetet…
Satbere: Gjeje me vëllanë…
Elton: I kam bërë dasmë me lekët e mia, i kam mbuluar të gjitha shpenzimet me lekët e mia. Atij djalit të kësaj të preferuar i kam blerë edhe makinë, le t’i mohojë po të dojë! S’kishte punë, ishte i papunë dhe kërkonte punë, le ta mohojë po të dojë!
Eni Çobani: Po martesën tënde kush e bëri? Martessën tënde, kur u martove, kush e bëri?
Elton: Kam vetëm këtë unazë që i kam bërë nuses dhuratë para 8 vjetëve. Ku ka vajtur djersa ime?
Satbere: Çfarë të bëj unë? Unë kam shtëpinë time! Unë do të rri në shtëpinë time me burrin! Ti gjeje me vëllanë!