Hyri në det, ndërron jetë pushuesja nga Tirana

2836
0

Hyn në det, por sapo bie në kontakt me ujin, humb jetën një pushuese nga Tirana.

‘Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares’, njofton policia.