Humbi jetën pas zjarrit që ra në godinë, ky është 17 vjeçari shqiptar që jetonte në Itali

185
0

Ky është Ledjan Imeraj, i riu që mbeti i vdekur nga një zjarar që shkatërroi një strehimore të të miturve të huaj të pashoqëruar në Pasian di Prato në Udine të Italisë.

“Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte”, shkruan UdineToday.

Adoleshenti nuk ishte rikthyer në atdhe që kur ishte larguar dhe mezi priste të mbushte 18 vjeç për të takuar sërish familjarët e tij.