Skip to content

Humbi jetën në punë, nëna shqiptare kërkon drejtësi me foton e të birit

    Një nënë shqiptare kërkon drejtësi për birin e saj.

    Për të kërkuar drejtësi, nëna shqiptare ka vendosur të publikojë foton e djalit të saj të pajete në një aks ident në punë.

    Bëhet fjalë për Lena Dodaj, nëna e Maringleno Dodaj, që humbi jeten në punë në moshën 25 vjeç, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo.

    Ajo është shfaqur para gjykatës së Terni-t në Itali dhe me vete kishte një poster ku shfaqeshin dy fotografi të të riut të pajetë, ndërkohë që ndodhej i zhveshur dhe i shtrirë përtokë në dyshemenë e urgjencës në spitalin Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit të rëndë.

    “Mbeta e shokuar kur i pashë. Im bir është poshtëruar si gjallë ashtu dhe v dekur”, ka thënë ajo për këto foto të shkrepura pasi ai ishte rrëzuar nga çatia dhe kishte humur jeten.

    “Apeli im për prokurorin e Perugia-s është që të ndërhyjë për këtë çështje”, tha nëna.