Humbi gruan shtatzënë, historia e dhimbshme e Erionit që i përloti të gjithë

2339
0

Historia që mbylli puntatë e parë të programit “Dua të të bëj të lumtur”, ishte ajo e Erionit, babai të cilin jeta e kishte vënë përballë një sprove tepër të vështirë.

Ndarjen nga jeta të gruas së tij shtatzanë, Majlindës.

Histora e tyre e dashurisë kishte lindur përpara disa viteve dhe ata ishin bërë prindër të një vajze të quajtur Lukrecia.

Vite më vonë, Majlinda dhe Erioni kishin mësuar se do të bëheshin prindër për herë të dytë, por fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi. Majlinda humbi jetën në një aksiden tra.gjik.

Erioni i përlotur na rrëfeu dhimbjen që vazhdojnë të përjetojnë ai dhe Lukrecia. Në studio Erioni kishte ftuar vëllain e tij, Eridjonin për ta falenderuar që i ishte gjendur pranë në këto momente të vështira të jetës së tij.

“Dua të të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua dhe Lukrecian. Nuk do ia kisha dal mbanë asnjëherë pa ty!”, – Iu drejtua Erioni i përlotur Eridjonit.

Personi tjetër që Erioni kishte ftuar në studio ishte vajza e tij të cilës i tha: “Të dua dhe do të të jem gjithmonë pranë teje!”

Arbana Osmani, për t’i rikthyer buzëqeshjen dhe për ta bërë të lumtur Lukreciën, e kishte shndërruar studion si filmi i saj i preferuar, “Frozen”.

Në fund Arbana dhuroi Lukreciës një udhëtim për në ‘Disney Land’ në Paris.