Humbi gruan para 11 vitesh, rrëqeth këngëtari shqiptar: Jam përgjithmonë i yti, më ka marrë malli t’i shoh sytë

343
0

U bënë plot 11 vite që bashkëshortja e këngëtarit Shaqir Cërrvadiku ka ndërruar jetë. Cërrvadiku në mëngjesin e ditës së sotme e ka përkujtuar partneren e ndjerë.

Artisti ka publikuar një foto në Facebook me bashkëshorten ku përmes një shkrimi tregon ndjenjat e tij ndaj saj dhe vetminë që e ka pa të.

Postimi i tij i plotë:

11 VITE PA GJYSMËN E SHPIRTIT TIM ! Ta përkujtoj njeriun e zemrës dhe shpirtit e kam të vështirë sepse fjalët më duken të pakta e të varfëra për ti thanë gjithë ato që ndjej.

Pa Ty asgjë s’është si ma parë ! Vitet pa Ty s’po i numëroj ma, por kujtimet e çdo ditë shume për Ty sa vijnë e shtohen nga mungesa jote e pakompenzueshme.

Më mungojnë sytë e tu,buzëqeshja, aroma, frymarrja e dashurija jote pakufi. Më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi. Sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY,duke e rikthyer jetën prapa,pafajësisht zemra lotët shpesh më mash trojnë.

Jam mundue tanë këto vite që dhimbjen për Ty ta kthej në forcë, duke ju përkushtuar sa më shumë fëmijëve e duke ju qëndruar pranë tyre aq sa kam pasur mundësi.Gjithëmonë më motivoje në rrugëtimin tim muzikor dhe ishe vlersuesja e parë. Ky ishte motiv shtesë që edhe pa Ty mos ta la anash pasionin e shpirtit -kangën e krijimtarinë muzikore që më ka ndihmue ta dua jetën prap dhe të mundohem sadokudo ta kompenzoj mungesën tande përmes artit të kangës me përkrahjën e miqëve.

Falënderoj Zotin që për 25 vite e 25 ditë na ka lanë së bashku me dashuni të pakufishme për njëri tjetrin dhe na ka dhurue tre fëmijë të mrekullueshëm.

Dhashtë Zoti që të jemi prap bashkë në botën tjetër në parajsë(atëherë kur e ka caktue i madhi Zot).
Çdo ditë i lutem Zotit për Ty,prindët,motrën dhe familjarët që nuk janë në kët botë.Zoti ju shpërbleftë.

Mbetem vetëm i YTI PËRGJITHËMONË.