Skip to content

Humbi bastin ne TikTok, çmendet i riu kuksian, i vë flakën Mercedesit të vitit 2022

    Çmenduri apo e vërtetë, GLE e vitit 2022 u shkrumbua nga flakët.

    Absurdi ka ndodhur në Kukës.

    Një i ri nga ky qytet shfaqet duke spërkatur me benzinë një automjet luksoz, Mercedes Benz GLE të vitit 2022.

    Më pas i vë flakën fuoristradës që duket në gjendje perfekte.

    Shkak u bë fakti se vëllai i tij humbi përballjen me një sheik në TikTok.

    Rreth tij dëgjohen miqtë që filmojnë dhe brohorasin.

    Video është bërë virale në rrjet.