Humbi 3 fëmijët dhe burrin në aksident, pas një jave Evisa Preka mëson lajmin e kobshëm në spital..

866
0

Mbrëmja e kaluar ka qenë nata më traumatizuese për Evisa Prekën.

Gruaja 37-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik ne Velipoje, ku humbi burrin dhe tre femijet, e qe ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më.

“Panorama” raporton se sapo ka marrë vesh lajmin e kobshëm, Evisa Preka ka shpërthyer në lot e dëshpërim të thellë.

Menjëherë mjekët e spitalit të Shkodrës i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit. Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë. Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës.

Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit, por ajo që po monitorojnë mjekët janë edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.

Nga ana tjetër, në familjen Preka vazhdon që dhimbja të jetë e madhe ndërsa dyert e mortit janë të hapura për të gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëlluese. /PANORAMA/