Skip to content

HUMBET MANDATIN ZEGJINJEJA? TRONDITET PS… Rinumërimi në Fier: Si ndryshojnë shifrat

    Vota e 11 majit për qarkun e Fierit po numërohet nga e para, si për partitë politike dhe për kandidatët për deputetë në listë të hapur.

    Gazetarja Enkelejda Mema raportoi se nga rinumërimi i 120 nga 587 kutive gjithsej (deri në orën 16:00), PD ka marrë 22 vota më shumë, PS 6 vota më shumë, Shqipëria Bëhet 3 vota më shumë.

    Rinumërimi i votës në 587 kutitët e qarkut të Fierit erdhi si kërkesë e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe u mbështet Partia Demokratike.

    Shpresën se hapja e kutive mund të prodhojë një rezultat të ndryshëm nga ai 11 majit e ka “Nisma Shqipëria Bëhet”. Ajo mes vota të vlefshme dhe pavlefshme kërkon të gjejë 509 që do t’i jepnin mandatin e parë të deputetit, përveç atij të fituar në qarkun e Tiranës.

    Dhe nëse kjo ndodh, karrigen e deputetes e humb e 12-ta në listën e hapur të Partisë Socialiste, deputetja e zgjedhur Zegjine Çaushi.

    Kjo është vetëm një nga pritshmëritë e rinumërimit të votës për qarkun e Fierit. Në garë është edhe Maldrita Bardho. Mandati mes saj dhe Zegjine Çaushit ndahet për 64 vota.

    Meqenëse hapja e kutive të Tiranës vërtetoi se gabime njerëzore ishin bërë në numërimin e votës preferianciale, nuk ka pse mos të ketë ndodhur edhe në Fier dhe dy socialistet Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho të jenë më sytë nga palestra e Fahrie Hotit.

    Nga rinumërimi interesi i vetëm i Aleancës për Shqipërinë Madhështore është nëse ai do t’ia heqë mandatin e 12 Partisë Socialiste dhe nuk do të vë përballë njëri tjetrit në kuvendin e ri të shtatorit Zegjine Çaushin dhe Gazmend Bardhin.

    Gara e 11 majit u mbyll në Fier me triumfin e PS-ës me 12 mandate dhe dështimin e PD-ës me 4.

    Pas Tiranës e cila nuk prodhoi asnjë ndryshim në mandate, radha është e Fierit për të vërtetuar akuzat e demokratëve se farsa zgjedhore është zhvilluar si jashtë dhe brenda kutisë së votimit.