HomeNewsHumb jetën në...

Humb jetën në aksident shqiptari në Itali, makina e hedh 30 metra larg pas përplasjes

Një shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi të enjten mbrëma teksa 67-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, duke ecur në këmbë u përplas nga një makinë.

Aksidenti u shënua në një rrugë provinciale në Valperga. Siç shkruajnë mediat, dëmtimet që ai kishte marrë ishin shumë të mëdha dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se shqiptari sapo kishte blerë disa pajisje pune, mes tyre edhe një sharrë elektrike. Me pajisjet e reja ai ishte nisur drejt shtëpisë, ku për arsye që nuk dihen ende u godit nga një makinë Audi Q2 kur po kalonte rrugën.

Policia thotë se nuk ka patur shenja frenimi në rrugë dhe përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke e hedhur 67-vjeçarin të paktën 30 metra larg vendit të ngjarjes.

“E njihja, ishte një klient i rregullt i dyqanit tonë, një njeri shumë i sjellshëm”, tha pronari i dyqanit ku kishte qenë shqiptari pak para aksidentit tragjik.

Në lidhje me ngjarjen policia ka ndaluar një 71-vjeçar që drejtonte makinën. Ai ka dhënë deklaratën në polici dhe më pas është dërguar në spital në gjendje shoku./klan/

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Fëmija 2-vjeçar gëlltit baterinë e telekomandës, mjeku bën mrekullinë duke ia nxjerr nga stomaku

Një fëmijë dy vjeç në Gjilan ka shpëtuar falë një ndërhyrjej mjekësore, pasi kishte gëlltitur një bateri të telekomandës. Gastroenterologu Besnik Elezi ka bërë të ditur se ishte ai që bëri të mundur ndërhyrjen. Elezi ka postuar edhe fotografi në ‘Facebook’...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv/ministrja e ekonomisë...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.