Tjeter shqiptar humb jeten ne aksident ne Itali/ 21-vjeçari nderron jete pasi u përplas me motor

668
0

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi u aksidentua me motor. Alfred Vocaj u përplasur me motorin e tij në unazën në Padova. Një javë më parë ai kishte nisur punën si mekanik në një punishte pranë qendrës tregtare Giotto në Padova.

Më parë ai kishte qenë i punësuar si punëtor në një qendër shitjeje me shumicë fruta-perimesh në zonën industriale të Padovës. Një muaj më parë ai kishte blerë motorin e tij një Aprilia 125, të cilën e përdorte kryesisht për të shkuar në punë.

21-vjeçari lejen e drejtimit e kishte marrë një vit më parë. Alfredi jetonte në via San Marco, në lagjen Pinazza, jo shumë larg Katedrales së Abano-s, së bashku me prindërit e tij. Ai kishte ndjekur shkollat ​​në Abano, duke përfshirë shkollën e mesme Vittorino da Feltre.