Hoqi flamurin turk / Shqiptari bëhet “HERO” ne Greqi: Patriot i vërtetë!

246
0

Gjesti i pushuesit shqiptar që hoqi flamurin turk nga një kullë vrojtimi në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det, është pasqyruar gjerësisht në mediat greke.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 48-vjeçari nuk e toleroi dot praninë e flamurit turk në plazh, dhe bëri veprimin “patriotik”, ndërsa shqiptarët e kanë “mbështetur atë masivisht”.

Si rrallë herë, veprimi i shqiptarit të arrestuar nga policia për “nxitje të urrejtjes” është bërë kronikë edhe në lajmet e televizionit grek “ANT1” që shquhet për retorikën jo pozitive ndaj shqiptarëve.