Hoqi dhëmbët në një klinikë në Tiranë, italiani përfundon në koma, prej 8 muajsh në spital, familja kërkon drejtësi

Qytetari italian, Simone Del Vecchio ndodhet në spital prej 8 muajsh, pasi hoqi 20 dhëmbë njëherësh në një klinikë në Tiranë.

Historinë e 37-vjeçarit nga Pulia e ka treguar për Corriere della Sera vëllai i tij binjak, Marco.

Gjithçka nisi 13 marsin e kaluar, kur Simone i tërhequr nga një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese, vendosi të shkonte në Tiranë për të vendosur proteza dentare.

Megjithatë, pak pas operacionit, Simone Del Vecchio u ndje i sëmurë dhe pësoi katër arreste kardiake.

Ai fillimisht u shtrua në terapi intensive në Tiranë dhe më pas u zhvendos në Itali.

37-vjeçari aktualisht ndodhet ende i shtruar në një klinikë në San Giovanni Rotondo dhe ditët e fundit do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të ri për një stenozë trakeale.

Familja e Simone Del Vecchio-s ka nisur veprimet ligjore, “por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes”, shpjegon vëllai i tij Marku.

Atë ditë në klinikën e Tiranës ndodhej edhe nëna, e cila kishte bërë të njëjtin operacion dy vite më parë, pa probleme.

“Ka kaluar tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”, shpjegon vëllai i tij.

Pas daljes nga koma, në qershor ndodhi një ndërlikim i ri.

“Ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të bënte rehabilitim”.

Dhe tani, pasi u zhvendos në San Giovanni Rotondo, ai është në pritje të një operacioni të ri për të zvogëluar rrezikun e mbytjes për shkak të stenozës së trakesë (ndoshta për shkak të periudhës së gjatë të intubimit) që nuk e lejon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë./tch/

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.