Hollanda rikthen vizat për shqiptarët

505
0

Parlamenti holandez ka votuar pro mocionit të pesë partive më të mëdha në vend, për rivendosjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë.

VVD, CDA, PVV, SP, CU ishin partitë të cilat propozuan mocionin të cilin e fituan me shumicë votash. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Meqenëse Holanda është pjesë e zonës Schengen, ata duhet të bëjnë një pezullim të vizave në konsensusin e BE.

Pas këtij votimi në Parlament, qeveria e Holandës do t’i kërkojë pikërisht Bashkimit Europian të nisë procedurën për të rikthyer vizat.