Historia që po thyen rrjetin: Një takim prekës në burg mes babait dhe të birit…

727
0

Një udhëtim shkolle në një burg në Tajlandë përfundoi në faqet e para të mediave ndërkombëtare.

Një adoleshent njohu një prej të burgosurve- babain e tij, që shpërtheu në lot pasi tha se e ka turpëruar të birin.

Shkolla kishte organizuar një ekskursion të të rinjve në burg për t’u mësuar atyre vlerat morale.

Por një nga djemtë po qëndronte i mërzitur dhe ia kishte ngulur sytë një të burgosuri.

Më pas ata shpërthyen në lot dhe u hodhën në krahët e njëri-tjetrit.

“Mësues, ai është babai im. Jam shumë i shokuar,” tha nxënësi.

Babai vazhdonte ta puthte vazhdimisht të birin dhe fliste me zë të ulët: “Më vjen keq, më ka marrë malli. Kur të largohem nga këtu do jem njeri i mirë. Të lutem bëhu njeri i mirë bir. A të vjen turp nga unë? A të vjen turp që shokët e tu po e shohin që jam në burg”.

Kurse i biri u përgjigj: “Jo, nuk më vjen aspak turp”.

Pastaj, në një gjest të kulturës tradicionale tajlandeze, djali u përkul te këmbët e babait.

Mësuesi që postoi fotot tha se të tilla udhëtime janë një mësim i rëndësishëm.