Historia që do t’ju përlotë, sakrifica që bëjnë vëlla e motër për t’u shkolluar na la të gjithëve pa fjalë

1077
0

Dija nuk ka fund dhe si e tillë nuk ka një çmim. E megjithatë shembulli i Junildës dhe Julianit është jo vetëm frymëzues, por mbi të gjitha reflektues për të evidentuar gjërat e rëndësishme në jetë. Rozalinda, Geri, Gentiana, Ana Maria, Luçiana dhe Emanuela kanë thirrur motër dhe vëlla në studion e “Ka një mesazh për ty” në programin e “E diela Shqiptare” në Tv Klan. Ata janë maturantë, dhe vinë nga një shkollë në Novoselë që quhet “Pilo Prifti”. Nxënësit treguan se janë në vitin e tretë dhe rrëfyen arsyen pse kanë ardhur në “Ka një mesazh për ty”.

“Kemi në klasë dy binjakë, një motër dhe një vëlla që na kanë treguar se çdo të thotë shkollimi. Për mua sakrifikojnë prindërit, kurse ata sakrifikojnë vetë. Ata ndodhen në fshatin Çerven, 5 km larg nga shkolla dhe janë gjithmonë në shkollë edhe kur është shi, borë, ftohtë, ngrohtë dhe e bëjnë të gjithë rrugën në këmbë. Ata janë nxënës shumë të mirë dhe çdo ditë udhëtojnë nga dy orë për të ardhur në shkollë. Një ditë që po binte shumë shi dhe ne mezi erdhëm, dhe në momentin që profesori po merrte mungesat dhe në dhamë emrat e dy binjakëvë ata u shfaqën tek dera dhe hynë brenda. Ishin lagur komplet dhe ndenjën deri në orën 2 në mësim ashtu të lagur dhe më pas ikën në këmbë”.

Bernardi, gazetari i rubrikës “Ka një mesazh për ty” ka shkuar në fshatin ku dy fëmijët udhëtojnë çdo ditë në këmbë për të shkuar në shkollë. Bernardi nuk e bëri rrugën i vetëm, por atë e shoqëroi motra e  Junildës dhe Julianit.

“Ja ku mbërrritëm në fshatin Çerven të Fierit. Unë jam së bashku me motrën e dy binjakëve, Anxhelën dhe do të shkojmë në këmbë deri në Novoselë”.

Anxhela, motra e dy binjakëve tregoi se e ka bërë për 8 vite këtë rrugën. Ajo tha se për njëfarë kohë ka pasur një furgon që i çonte deri në një rrugë nxënësit, por më pas për shkak të numrit të vogël të nxënësve u hoq linja. Kjo rrugë është gati 10 km vajtje-ardhje.

“Ka pasur shumë herë raste kur kemi ndenjur në shkollë me këpucë të lagura dhe i kemi hequr vetëm kur kemi ardhur në shtëpi.  Përpiqem që ata të arsimohen dhe të bëhën të zotët e vetës. Prindërit e mi nuk kanë pasur mundësi të shkollohen. Për fat të mirë si unë si vëllai dhe motra jemi nxënës të mirë. Problemi që kemi pasur ne ka qenë ana ekonomike, e cila na ka penguar shumë”.

Bernardi tha se e ka bërë rrugën për 1 orë e gjysëm duke marrë parasydh dhe bisedën që zhvilluan rrugës.

Të pyetur nga Ardit Gjebrea nëse e kanë bërë ndonjëherë këtë rrugë dhe çfarë ndetë, nxënësit thanë se ata jetojnë mes luksit, ndërsa ishte vetëm njëri prej tyre që e kishte përshkruar rrugën.

E ftuar në studio përveç shokëvë të Julindit dhe Julianës ishte dhe Anxhela, motra e dy binjakëvë të cilët ecin nga e hëna në të premte 10 km për të shkuar në shkollë.

Anxhela tregoi se studion në vitin e parë master, për mësuesi, në degën histori. Ajo tha se e gjithë kjo situatë është shumë e vështirë, pasi nëse ajo nuk do ishte në shkollë, prindërit e saj do të paguanin rrugën për të shkuar në shkollë me makinë motra dhe vëllai i saj, por ata duhet të paguajnë shkollën, konviktin dhe ushqimin e Angjelës.

Ashtu sikurse me historitë e tjera, edhe Junildës e Julianit i shkoi një mesazh për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”.

Arditi lexoi në studio një letër dashurie, të cilën Juliani e ka shkruar në shkollë, pasi ja ka kërkuar profesori në shkollë.  Më pas në studio shfaqen shokët dhe shoqet e tyre të shkollës…Ata kërkuan ndjesë për “gënjeshtrat” e vogla që ju kanë thënë ditët e fundit para se të vinin në studio.

Nxënësi kishin një mesazh: “Mos u dorëzoni. Duam t’ju themi që jeni inkurajim për ne dhe të vazhoni të veproni siç keni bërë, sepse Zoti ka një plan për secilin nga ne”.

Anxhela tha se do marri motrën dhe vëllain në Tiranë edhe nësë ata nuk ndjekin Universitetin, por ndjekin ndonjë kurs. Urojmë që sakrifica e tyre të shpërblehet një ditë, ashtu siç e meritojnë.