Historia mbresëlënëse e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Do merrni mësim të mirë për jetën

2798
0

Diku një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte arën. Ai pa se bujku ishte i gëzuar dhe i lumtur. Ai pyeti bujkun dhe i tha:b-O ti njeri, po të shoh, se je i gëzuar me punën tënde në këtë tokë, a është kjo toka jote? – Bujku iu përgjigj: -Jo, o zotëria im, unë këtu punoj me para.

– Mbreti i tha: -Sa merr për punën që bën? -Katër para për çdo ditë. – Mbreti e pyeti përsëri: -A të mjaftojne ty këto para?

-Po, më mjaftojne dhe më teprojnë. Një pare e shpenzoj për nevojat e mia, me një paguaj borxhin, një tjetër e jap hua, dhe një e harxhoj në rrugë të Zotit.

– Mbreti i tha: -Kjo është një enigëm, që unë nuk e kuptoj?!…

-Bujku i thotë: -Ta shpjegoj unë, o zotëria im: Paranë që e shfrytëzoj për nevojat e mia, kjo është paraja me të cilën jetoj unë dhe bashkëshortja ime, ndërsa paraja me të cilën paguaj borxhin është ajo para që e jap për babën dhe nënën time.

Ata më kanë edukuar dhe janë kujdesur për mua sa kam qenë i vogël, ndërsa ata tashti janë të shtyrë në moshë dhe nuk munden të punojnë, ndërsa paren që e jap hua është paraja që e shpenzoj për fëmijët e mi. Unë i edukoj, i ushqej, i veshmbath dhe kur plakem do të ma kthejnë huanë, ndërsa paranë që e jap në rrugë të Zotit është ajo që shpenzoj për dy motrat e mia të sëmura.

– Mbreti i tha: -Bravo të qoftë, o njeri.

Mbreti i la bujkut një shumë parash dhe shkoi i çuditur nga urtësia e bujkut të thjeshtë.