Historia e rrallë e 28-vjeçares shqiptare, nënë e 7 fëmijëve që ka 2 fakultete.

1744
0

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, ishte Ajlin Alfredaj, juristja 28-vjeçare që ka mbaruar dy fakultete gjatë kohës kur rriste 7 fëmijët e saj. Ajlin tregoi se ka lindur tre herë binjakë dhe fëmija i shtatë lindi vetëm dhe vajzë. 28-vjeçarja tha se është martuar në moshën 17-vjeçare dhe i lindi binjakët e parë kur ishte 20 vjeç. Ajo ka mbaruar fakultetin juridik dhe part-time ka mbaruar edhe për mësuesi.

Ajlin përcillte shumë pozitivitet teksa rrëfente historinë e saj, gjë që ja vuri në dukje edhe moderatorja Bieta Sulo.

28-vjeçarja shprehej shumë e lumtur që është nënë e 7 fëmijëve dhe tha se ndihet e përmbushur në jetë e ata janë pasuria e saj më e madhe.