Historia e pazakontë e 40 vjeçarit të dashuruar me 20 vjeçaren: E dua seriozisht

836
0

Madjel Husa është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur një vajzë e cila mund të kishte moshën e vajzës së tij.

Ai është 40-vjeç dhe është i dashuruar me një vajzë vetëm 20 vjeç.

Fillimisht Madjeli u arrestua, më pas gjykata e la në arrest shtëpie për gati dy muaj, për t’u arrestuar sërish. Në fund, gjykata e dënoi me 2 vite burg, shkruan TCH.

Shumica e të pandehurve vitin e shkuar ishin përsëritës. Kurse Madjeli 40-vjeçar pretendon se nuk ka përndjekur askënd. Sipas tij, ai mbahet në burg sepse familja e vajzës kundërshton një histori dashurie për shkak të diferencës së moshës. Vajza është 20 vite më e re sesa ai.

Por prokurorja që mbështet versionin e familjes këmbënguli në proces se, Madjeli u arrestua pas denoncimit të ish-partneres si pasojë e kërcënimeve disamujore.

Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga i pandehuri, i cili kujtoi se gjatë arrestimit të parë, për shkak se e dashura e kishte takuar edhe në burg, gjykata i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak.

Sipas tij, historia mes tyre kishte vazhduar edhe gjatë arrestit në shtëpi. Por çifti ka pasur plot momente zënkash xhelozie. Madjel Husa deklaroi në gjyq se xhelozia mes partnerëve nuk është vepër penale.

“Ajo ishte super xheloze, e më merrte mua që të mos kisha mundësi të ulesha me koleget e mia”, tha Madjel Husa.

“I pandehuri ka qenë me masën e sigurimit arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit. Pas kësaj periudhe, ata kanë vazhduar sërish marrëdhënien e tyre. Rasti është përsëritur”, tha Suela Salavaci, prokurore.

Gjykata nuk e konsideroi rrethanë lehtësuese, as faktin që gjatë arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij, vajza që e kishte kallëzuar kishte jetuar në të njëjtën banesë me të pandehurin.