Historia e gjyshe Ismetes, nënë e tre fëmijëve por e vetme dhe në kushte të vështira për festa: nuk më ndihmon dot asnjë..

5350
0

Të moshuarit e vetmuar janë një tjetër shqetësim serioz i shoqërisë shqiptare.

A2 ka vizituar Ismete Qeva, 72 vjeçe, e cila prej disa vitesh, edhe pse ka 3 fëmijë dhe 9 nipër e mbesa, fati e ka sjellë që të jetojë e vetme edhe për festa.

Edhe pse me fëmijë dhe nipër e mbesa, nënë Ismetja nuk i fajëson, por mundohet t’i jusitifkojë: “Djalit i ka vdekur nusja, ju prish terezia. Kam një vajzë në Greqi dhe ajo e ndarë nga burri. Një vajzë në Durrës e kam me kredi, kështu që nuk më ndihmon dot asnjë”.

Dhe për këto arsye, 72-vjeçarja numëron me dhimbje motet që feston e vetme natën e ndërrimit të viteve: “Viti i tretë që festoj vetë. Secili ka hallet e veta, nuk themi dot se nuk na duan. Nuk kanë mundësi”.

Përveçse duhet të kujdeset për veten, nënë Ismetja mendon t’i çojë diçka edhe djalit në burg.

Por, megjithëse përpiqet të jetë e zonja e vetes, sërish një pyetje e mundon kur kujton vuajtjet dhe përkujdesjen që ka treguar ndër vite për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të saj.

E megjithatë, shpreson dhe uron të gjithë shqiptarët për një vit të ri të mbarë dhe me harmoni në familje.