Historia e 11-vjeçarit albin që vuan nga bullizmi i perloti të gjithë tek ‘E Diela Shqiptare’: Mamit nuk ia them të gjitha

2501
0

Historia e dytë e “Ka një mesazh për ty” ishte nga ato që na bëjnë të reflektojmë gjatë mbi realitetin në të cilin jetojmë.

Një nënë solli djalin e saj 11-vjeçar në murin përballë, për t`i treguar publikisht se do jetë gjithmonë pranë tij. Orgesi i vogël ka lindur albin dhe kjo ka sjellë paragjykimet e bashkëmoshatarëve.

“S`e di kush ma ka bërë. Shokët jo njëherë se nuk kam ndonjë shok aq të mirë fare”, tha Orgesi kur mori mesazhin, duke e treguar pa ardhur ende në studio problematikën që e shqetëson.

“Nuk ia tregoj mamit të gjitha se nuk dua ta fus në sherr”, tha ai, por ndërkohë e ëma iu lut t`ia tregonte të gjitha.

Në fund Arditi u bëri thirrje prindërve dhe drejtuesve e mësuesve të shkollave të punojnë me fëmijët për të luftuar bullizmin, pasojat e të cilit nuk janë të mira për askënd.