Amerika gjithnjë ka dëshmuar se kushdo mund të jetë histori suksesi pavaresisht prejardhjes.
Vedat Gashi nga Kosova, Violeta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana janë fitues në zgjedhjet për disa qarqe në New York dhe New Jersy, që janë mbajtur para disa dite, raporton Telegrafi.
Vedat Gashi ka shpallur fitoren në garën për Distriktin e 4-të të Legjislaturës së Westchesterit. Ai është rizgjedhur ligjvënës i Qarkut Westchester.
Lidhur me fitoren ka shkruar vet Gashi në rrjetin social X.
“Ia dolëm. Ju faleminderit të gjithëve. Jam vërtet i nderuar që kam fituar mbështetjen tuaj…”, shkruan ai.
We did it. Thank you all. I am truly honored and humbled to have earned your support. pic.twitter.com/0lyV9Ck0mJ
— Vedat Gashi (@LegislatorGashi) November 8, 2023
Emiljana Ulaj nga Tirana është zgjedhur ligjvënëse e Qarkut Westchester.
Ulaj pas fitores po ashtu ka shkruar në X.
UNAPOLOGETICALLY PRO-CHOICE! https://t.co/noosDv3TL0
— Emiljana Ulaj 🍎 (@emiljanaulaj) November 9, 2023
E Violeta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, New Jersy.
Për Violeta Berishën raportohet se është e para grua kryetare në 129 vjet prej se qyteti Fairview në New Jersey u shpallë Bashki.
Ndërkaq, Edit Shkreli u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Civile në New York, në Bronx.
Para se ëndrra e saj e madhe të bëhet realitet, Edit Shkreli ka punuar si avokate me shumë eksperiencë, në New York, ku klientët e saj të preferuar kanë qenë shqiptarët.
Në vitin 2011, Edit Shkreli, ka përfunduar studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar si “Juris Doctor, Cum Laude”. Pas pak muajsh, ajo ka kaluar për herë të një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“Bar Exam”).
E lidhur me fitoren e katër shqiptarëve ka pasur reagime të shumta.
Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, aktivist i njohur shqiptaro-amerikan thotë se këto janë fitore të mëdha për komunitetin shqiptaro-amerikan.
“Fitore të mëdha për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan mbrëmë. Urime Edit Shkrelit, Vedat Gashit, Violeta Berishës dhe Emiljana Ulajt!”, shkruan ai.
Për zgjedhjen e tyre, saktësisht të Vedat Gashit ka reaguar edhe Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan.
“Urime Vedat, të dëshiroj sukses në të ardhmen!”, shkruan Bajraktari.
Lidhur me zgjedhjen e katër shqiptarëve ka reaguar edhe Konsullata e Kosovës në Iowa në platformën X.
“Duke festuar fitoret e shqiptaro-amerikanëve në zgjedhjet e fundit në SHBA!”, thuhet në postim.
Celebrating Albanian-American wins in the recent US elections! 🇦🇱 🇽🇰
— Kosovo Consulate Iowa (@KosovoinIA) November 8, 2023
👩⚖️ Edita Shkreli: NYC Civil Court Judge, Bronx County
🏙️ Violeta Berisha: Mayor of Fairview, NJ
👨💼 Vedat Gashi: Re-elected Westchester County Legislator
👩💼 Emiljana Ulaj: Elected Westchester County Legislator pic.twitter.com/npIKuAO3GS
Edhe konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka ka shkruar në X lidhur me fitoren e katër shqiptarëve në New York e New Jersy.
“Edit Shkreli u zgjodh gjyqtarja e parë shqiptare në NewYork. Ndërkaq, Violeta Berisha, ligjvënësi Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj fituan në zgjedhjet lokale. Urime!”, ka shkruar Reka. /Telegrafi/