Histori si në filma! U hoq si vajzë amerikane, i huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë. Udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë. Fqinjët e ndihmuan pasi ai..

Edhe lojërat online janë tashmë një vend shumë i pa sigurtë për fëmijët dhe kërkojnë një kontroll të vazhdueshëm nga prindërit.

Një hetim i prokurorisë së Tiranës ka zbuluar se si nxënëse në një shkollë të mesme hapi një llogati me emrin Leon Kenedi për të luajtur dhe më pas ra viktimë e përndjekjes.

Hetimet tregojnë se në moshën 14 vjeçare ajo hapi llogari në Snapchat, Instagram dhe TikTok dhe se si më pas nisi të luajë online me të panjohur për gati dy vite. Prokuroria thotë se ra në grackë gjatë lojërave pasi u prezantua me një tjetër bashkëmoshatare që i tha se quhej Sara nga Teksasi.

Realisht rezultoi se 14-vjecarja për dy vjet ra në grackën e një të rrituri që u identifikua me emrin Ahmad Madi, dhe që  jetonte në Finlandë. Deri tani ai është i dyshuar vetëm për përndjekje.

Prokuroria thekson se i riu udhëtoi drejt Shqipërisë pasi humbi kontaktet dhe komunikimin me të miturën të cilës prindërit i kishin sekuestruar telefonin dhe ndërkohë i riu vijoi të flasë me kushërirën e saj.

Në dosje thuhet se 14-vjecarja mbajti komunikim nga frika me Madi. Pasi i postoi foto të banesës, emrin e plotë dhe adresën në disa raste ai i dërgoi pica dhe ushqime deri ditën kur prindërit zbuluan ç’po ndodhte.

E pyetur nga prokuroria vajza insiston se u kërcënua, pastaj u ftua të angazhohej në fe, u bullizua dhe ju kërkua ti jepte fund jetës. Kjo situatë mes tyre ka zgjatur dy vjet deri ditën kur Ahmad Madi trokiti në shtëpinë e saj në Tiranë, duke sjellë reagimin e fqinjëve që e neutralizuan derisa aty mbërriti policia.

Pretendimet e të dyshuarit që insistoi për një histori dashurie nuk gjenden të provuara nga prokuroria e cila nga ana e saj insistoi të mos merren parasysh kërkesat për të ndryshuar masat e sigurisë ndaj tij.

Deri më tani departamenti i krimeve kibernetike po heton jo vetëm raste të shantazhit, ngacmimit dhe bullizmit online mes bashkëmoshatarësh dhe të rriturish brenda vendit, por për krime të ngjashme të kryera nga shtetas të huaj.

- Advertisement -

E pabesueshme: Peshkatari Shpëtohet i Gjallë pas 94 Ditësh në Oqean, Mbijetoi me Buburreca dhe Ujë Shiu!

Një peshkatar 61-vjeçar nga Peruja, Máximo Napa, është shpëtuar i gjallë në ujërat ndërkombëtare pas 94 ditësh në det të hapur. Anija ekuadoriane që...

Tronditëse/ Shpëton pas 3 muajsh pengmarrje 27-vjeçarja, u torturua dhe përdhunua, 40 vjeçari në kërkim

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Republikën Çeke, ku një 27-vjeçare raportohet se u mbajt peng dhe u përdhunua për 3 muaj. Sipas mediave të...

E tmerrshme/ Gruaja qëllon për vdekje 4 fëmijët e saj, telefonon policinë, i tregon ku gjenden trupat, më pas..

Ka shokuar mbarë SHBA-në veprimi i tmerrshëm i një gruaje 32-vjeçare e cila qëlloi për vdekje 4 fëmijët e saj, e më pas i...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.