Kjo historia inspiruese e një çifti turk. Që kur u martuan para 16 vitesh ata punojnë së bashku në ndërtim në lagjen Silifke të Mersinit. Çifti kapërcen çdo vështirësi të jetës dhe të profesionit. Mjeshtri 37-vjeçar i ndërtimit Abdi, dhe punëtorja e tij 34-vjeçare Nurgül Ceviz, e nisin punën e tyre që herët në mëngjes.
Çifti, i cili ka 4 fëmijë bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në proceset e mundimshme të lyerjes, veshjes dhe montimit të dritareve. Duke u përpjekur të kapërcejnë vështirësitë e jetës dhe të profesionit duke mbështetur njëri-tjetrin, çifti kryen edhe punët e shtëpisë duke ndihmuar njëri-tjetrin.
Jemi mjaft të lumtur dhe të qetë
Abdi Cevizi duke folur për mediat tha se ai dhe bashkëshortja e tij punojnë në ndërtim prej 16 vitesh dhe tha:
Ne me gruan time bëjmë të gjitha llojet e punëve në ndërtim, si suvatim dhe lyerje. Jemi rehat dhe të lumtur. Kemi 4 fëmijë. Ne paguajmë për shpenzimet e tyre të arsimit. Ne po përpiqemi të jetojmë së bashku. Duke shpjeguar se nuk mund të gjente asnjë punëtor ndihmës, Cevizi tha se gruaja e tij e cila ishte mësuar me punën, ishte në gjendje ta mbështeste në çdo detyrë. Nurgül Ceviz po ashtu tha se ndihmon bashkëshortin e saj në të gjitha llojet e punëve ndërtimore:
Unë punoj për të mbajtur fëmijët e mi. Unë e mbështes burrin tim në të gjitha llojet e punimeve. Unë fitoj jetesën për 4 fëmijët e mi duke punuar në ndërtim me burrin tim. Paratë tona mbeten në xhepin tonë, ne jemi mjaft të lumtur dhe të qetë.