“Hiqi duart, do ju zhduk”, publikohet video brenda Drejtorise se Policisë

1738
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër video nga tensioni mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe policisë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Në video duket qartë momenti kur të djathtët kapen e replikojnë me policët. Madje në një moment Flamur Noka shtyn për të bërë para. Në video dëgjohen thirrjet “Hiqi duart’ ‘Mos e prek deputetin” Do t’ju zhduk”

Situata e tensionit u krijua pasi deputetët nuk lejoheshin të takonin protestuesit e shoqëruar pas protestës. Ata shkuan në polici pas njoftimit se për të paktën 7 prej tyre kishte tashmë një urdhër aresti.