Skip to content

Hidhet shorti, “Europa League” përballet Milan – Arsenal

    Eshtë hedhur në Nyon të Zvicrës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League dhe goglat janë treguar të pamëshirshme duke rezervuar disa përballje “BIG” dhe shumë interesante.

    Ai që nxorri goglat nga vazo ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Eric Abidal, duart e të cilit kanë vënë përballë dy ekipe të mëdha si Milani dhe Arsenali.

    Lazio do të përballet me Dinamon e Kievit, ndërsa RB Leipzig do të vihet përballë Zenit Shën Petërsburg.

    Atletico Madrid, një nga ekipet pretendente për suksesin final, do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës.

    Skuadra tjetër moskovite, CSKA sfidon francezët e Lyon. Interesante do të jetë edhe përballja mes Marsielle dhe Athletic Bilbao.