Skip to content

Heshtja që dhemb, nëna pikëllohet për të birin: Lindi i mekur nga dajaku. As flet, as dëgjon.. 

    Guria nuk mban mend asnjë ditë të bardhë në jetën e saj. Ajo vjen nga një familje me 6 fëmijë dhe është e madhja ndër motrat e vëllezërit. Ajo respektoi dëshirën e prindërve dhe u martua me mblesëri, por qe një bashkim shumë i vështirë.

    Guria rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kërkesat e bashkëshortit për   t’u izoluar në shtëpi, shprehitë e tij të xhelozisë dhe ajo nuk kundërshtonte. Mbetej shpesh pa ngrënë, e uritur teksa në barkun e saj po rritej një qenie e re.

    Gurie: Fillonte edhe dhuna. Do të shkoja të mbushja ujë. Pse nuk zure radhë e para ti, por zure e dyta? Do të shikosh përjashta ti? Më shtynte nëpër shkallë.

    Ardit Gjebrea: Më fal, ishe shtatzënë dhe të shtynte nëpër shkallë?

    Gurie: Po, më shtynte nëpër shkallë, më tha që ti do të shikosh përjashta prandaj nuk zure radhë e dyta, por ishin dy pallate, kishin dy çezma, uji një orë vinte. Detyrohesha i thosha plakës, pse kështu? Ja të keqen thoshte, do të bëhet me fëmijë e do të shtrohej.

    Fëmija erdhi në jetë, por asgjë nuk ndryshoi. Madje me shtatzëninë e dytë, i cili ishte sërish një djalë,  gjërat përshkallëzuan.

    Gurie: Mbeta shtatzënë me fëmijën e dytë. iI thashë që jam shtatzënë. Vajti e i tha së ëmës që nuk e ka me mua.

    Ardit Gjebrea: Si, nuk e ka me mua?

    Gurie: Jo, s’është imi. Si përfundim, shkonte shtatzënia, unë ndërpreva dhe punën se u mbyllën fermat. Dhuna psikologjike, e tmerrshme.

    Ardit Gjebrea: Vetëm psikologjike apo edhe fizike?

    Gurie: Edhe psikologjike, edhe fizike. Erdhi dita për të lindur. Bir i nënës thoshte ajo, çoje nusen të lindë. Jo, aty të vdesë, edhe nusja, edhe fëmija se nuk është imi. Është detyruar ime vjehrrë ka marrë një infermiere të lagjes, e kam lindur në shtëpi. Fëmija lindi i mekur vetëm nga dajaku. E ka emrin Romeo.

    Ardit Gjebrea: Është në rregull fëmija apo…

    Gurie: Jo, jo, nuk flet dhe nuk dëgjon. Të shikon në sy dhe nuk të thotë se çfarë i dhemb, nuk të thotë se  çfarë i hahet, pavarësisht se për atë fëmijë do të shkrij shpirtin e fundit, vetëm një peng i kam jetës,që nuk i kam dhënë shkollë, por isha në një botë të errët që nuk më mori njeri përdore të më thoshte hajde këtu se këtu është shkolla, t’ia japim fëmijës.

    Ardit Gjebrea: Ai nuk kujdesej fare?

    Gurie: Jo, jo, jo. Deri 6-muajsh nuk kuptohej, e mirëmbaja. Para se të lindja, thoshte shko hiqe, nuk e heq i thashë unë fëmijën, është peshqesh i Zotit, e dua fëmijën. Unë do të të vras, unë do të të bëj. Ikëm në Lushnje për ta hequr, qëllon motra, thotë çfarë doni këtu në lushnje? I thamë këtu-këtu, jo thotë motra,  në asnjë mënyrë se motra nuk i ka gëzuar duart që t’i mbushë me fëmijë. Thoshte do ta lindësh dhe do  ta rris unë. Me të vërtetë, m’i ka rritur. Është motër heroinë. Edhe gjakun e trupit të ma kërkojë ajo, unë ia jap./tvklan.al