Heqja e ores policore, vjen lajmi i mire, Komiteti Teknik i Ekspertëve ndryshon masat anticovid

137
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për të folur rreth situatës së pandemisë dhe masave anti Covid.

Komiteti vendosi që të heqë masën policore e cila ndalonte qarkulimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.

“Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Va ksinimi si e theksoi edhe profesoresha, duhet të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç.

Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vak sinimit dhe për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi. Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatën.”