Hepatiti akut misterioz tek fëmijët: gjendet shkaku, përditësimet e fundit

1105
0

Ndoshta, është identifikuar shkaku i hepatitit akut tek fëmijët. Lajmi vjen nga ekspertët britanikë të cilët konfirmojnë se shkaku më i mundshëm gjendet në “shtamin F41 të adenovirusit”.

Sipas ekspertëve nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, adenovirusi u gjet në 75% të rasteve të konfirmuara. Deri më sot janë prekur 114 fëmijë, 10 kanë pasur nevojë për transplant të mëlçisë, ndërsa globalisht, raporton BBC, janë regjistruar 169 raste dhe një vd ekje percjell shqiptari.net.

“Informacioni i mbledhur përmes hetimeve tona, shpjegon Meera Chand, nga Ukhsa, sugjeron gjithnjë e më shumë se kjo rritje e shfaqjes së papritur të hepatitit tek fëmijët është e lidhur me infeksionin me adenovirus. Megjithatë, ne po hetojmë shkaqe të mëtejshme të mundshme “.

Shkencëtarët po hetojnë gjithashtu mundësinë që mund të ketë pasur një ndryshim në përbërjen gjenetike të virusit që mund të shkaktojë më lehtë inflamacionin e mëlçisë. “Shumica e fëmijëve të prekur nga hepatiti akut misterioz janë nën moshën pesë vjeç, vazhdojnë ekspertët e agjencisë britanike, dhe kanë përjetuar simptoma gastroenteriti, diarre, të përziera, të ndjekura me verdhëz dhe zverdhje të lëkurës dhe syve”.