Moti merr kthesen e papritur, ja kur do të nisë shiu, rikthehet i ftohti polar..

166
0

Moti pritet të ndryshoje nga e hëna pas disa ditësh me diell në vendin tonë. Prej orëve të paradites e deri pasdite vendi do të përfshihet nga reshje shiu.

Reshjet do të nisin rreth orës 10:00 dhe pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit.

Koha me diell do të rikthehet sërish nesër dhe pasnesër për t’i lënë vend sërish reshjeve që do të rinisin nga e enjtja dhe do të na shoqërojnë deri të premten në mbrëmje.

Përgjatë javës temperaturat e ajrit do të pësojnë luhatje. E mërkura pritet të sjellë të ftohtin polar me temperatura të ulëta deri në -5 gradë.

Të enjten dhe premten do të shënohet një rritje e lehtë ndërsa fundjava rikthen sërish acarin në vend, ndonëse me mot me diell.