Harrojini ditet me diell, sinoptikanët tregojnë si ndryshon moti nga nesër

933
0

Dielli, por edhe kthjellimet do vazhdojnë të jenë prezente sot në vend deri mesditën e të mërkurës, ndërsa gjatë mbrëmjes nisin shirat në pjesën më të madhe të vendit.

Sinoptikanët lajmërojnë se edhe dita e enjte do ketë reshje, per t’ja lene vendin kthjellimeve serish në fundjavë.

Njoftimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:

Moti me diell po na shoqëron gjatë ditës së sotme e po kështu edhe në mëngjesin e së mërkurës. Më tej, vranësirat do të pësojnë shtim deri dhe të dendura duke nisur nga orët e mesditës.

Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në intensitet të ulët do të prekin pjesën bregdetare.

Në mbrëmje, reshjet me intensitet të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet do të marrin karakter shtrëngatash.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në brigjet detare, duke u shoqëruar me valëzim të ulët.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 0ºC deri në 12ºC
zonat e ulëta 2ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 3ºC deri në 17ºC