Skip to content

Harrojini ditët me diell, dimri i vertet sapo ka ardhur, ja cfare pritet kete jave.. Parashikimi per 5 dite

    Vjeshta e gjatë, me ditë të ngrohta me diell që na shoqëruan edhe në ditët e para të dhjetorit, duket se mori fund.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java e ardhshme do të sjellë në vend dimrin.  

    Që prej orëve të para të ditës së hënë e deri në mesditë reshjet e shiut, shtrëngatat me rrufe lokale do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore.

    Përkohësisht situata vjen në përmirësim ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale.

    Kushtet meteorologjike do të ashpersohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.

    Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.

    Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit.