Harrojeni plazhin, vjen ndryshimi drastik i motit

1739
0

Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta e mot me diell dhe të nxehtë; dita e nesërme rezervon një ndryshim drastik të kushteve atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë Veriperëndimore.

Një gjë e tillë bëhet me dije nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak që më tej sqaron se moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë edhe alternimet me diell kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshjet me intensitet nisin fillimisht në zonën e Veriut për të zbritur më pas në të gjithë territorin.

Për tu theksuar është fakti se hera-herës dhe lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Prej orëve të mesditës do të ketë edhe erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut dhe shpejtësi deri në 20-30m/s.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit nuk do të kenë luhatje të ndjesheme me ato të ditës së sotme ndërsa ato në vlerat mesditës do të pësojnë rënie por më të theksuar në zonën e veriut, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.