Harrojeni plazhin! Moti do t’ju shkatërroje pushimet e verës

737
0

Nëse mezi po prisni verën për pushime, kemi një lajm të keq për ju.

Sipas një parashikimi nga “AccuWeather” vera e këtij nuk do të jetë aspak e nxehtë.

Gjatë 3 muajve që priten të kalojnë, Europa Perëndimore dhe Qendrore parashikohet të kalojnë një stinë të nxehtë e shoqëruar me stuhi të fuqishme.

Temperatura deri në 32 gradë do përfshijnë Lionin, Milanon, Firencen, Frankfurtin dhe Berlinin.

Sakaq, temperatura tepër të larta, deri në 38 gradë, do pushtojnë jugun e Francës dhe Italinë veriore.

Përzierja e temperaturave me lagështirave të ardhura nga Mesdheu do shkaktojnë stuhi të furishme në Poloni, Çeki dhe Bjellorusi. Të rrezikuara mbeten edhe Minsku, Praga e Varshava.

AccuWeather paralajmëron se Roma, Napoli, Tirana dhe Sofja do të godine nga stuhi të mëdha që pritet të shkaktojnë përmbytje serioze.

Pra gjatë gjithë verës përgatituni për shi dhe erëra të forta. http://www.albeu.al/shqiperi/harrojeni-plazhin-lajmi-i-keq-nga-moti-do-tju-shkaterroje-pushimet-e-veres/397580/