Hapja e shkollave, Ministria e Arsimit ben njoftimin e rendesishem

Disa orë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve sugjeroi që mësimi për gjimnazistët të rikthehet në klasa, Ministria e Arsimit e ka aprovuar këtë sugjerim.

Lajmin e dha vetë ministrja Evis Kushi, në një deklaratë të posaçme për mediat, e cila tha se duke filluar nga java e ardhshme do të hapen shkollat.

“Më në fund, procesi mësimor për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar nga klasa 1-12, do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave çdo ditë të javës, ndërkohë që të gjitha institucionet tona arsimore janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik sikurse janë përcaktuar qartë nga MSHMS”¸ shprehet Ministrja Kushi.

Megjithatë, kanali televiziv dhe platform do vijojnë që të jenë në dispozicion të nxënësve.

“Kam shumë besim se ju do të vazhdoni të punoni intensivisht që maturantët tanë të dalin faqebardhë. Ju lutem, t’i shfrytëzoni këto javë që kanë mbetur për të identifikuar dhe plotësuar të gjitha mangësitë që mund të jenë krijuar gjatë mësimit online”, apelon ajo.

Një masë e tillë lehtësuese vjen në një kohë kur prej disa javësh në vend ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës së koronavirusit.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.