Skip to content

Hapja e Greqise per turistet/ Publikohen masat qe do te merren ndaj Shqipërisë

    Ministri grek i Shëndetësisë Vasilis Kikilias dhe Ministri i Turizimit Haris Theocharis, kanë prezantuar së fundmi masat që do të merren për hapjen e Greqisë për turistët.

    Masat për Shqipërinë: Nga data 15 Qershor deri në 30 Qershor lejohen fluturime për Shqipërinë vetëm për essential travel (udhëtime të domosdoshme), fluturimet tjera janë të ndaluara.

    Nga data 15-30 Qershor, kufijtë tokësorë nga Shqipëria janë të mbyllur.

    Me datë 1 Korrik hiqen të gjitha kufizimet me Shqipërinë.

    Të gjithë turistët do i nënshtrohen testit të Koronavirusit dhe 14 ditë karantinë në rast të një rezultati pozitiv.

    Plani i plotë:

    “Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.

    Aeroporti ndërkombëtar Eleftherios Venizelos në Athinë

    •Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;

    •Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;

    •Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë

    Aeroporti i Selanikut

    •Lejohen të gjitha fluturimet;

    •Vijon ndalimi i ndalimit të fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia,
    Shqipëria, Maqedonia e Veriut. 

    MBËRRITJET DETARE PËR PERIUDHËN 15/6-30/6

    •Ndalohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke;

    •Lejohet vetëm për varkat rekreative me ekuipazhin.

    MBËRRITJET TOKËSORE 15/6-30/6

    Kufij tokësorë të mbyllur nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (përveç udhëtimeve
    absolutisht të domosdoshme të punës); Hapur me Bullgarinë.

    MBËRRITJET nga 1 KORRIKU FLUTURIMET NDËRKOMBËTARE

    •Mbërritje në të gjitha aeroportet në vend;

    •Koordinim me propozimin e BE për listën e vendeve të treta me të cilat do të vazhdojnë kufizimet.

    MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE

    •Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;

    •Rishqyrtim deri në 30/6 për Turqinë.

    MBËRRITJET DETARE NGA 1 KORRIKU

    •Lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë për në portet greke.

    MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK

    •Nga aeroportet jashtë listës së EASA:

    •Teste me marrjen e mostrave;

    •Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të

    testit;

    •14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine

    Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:

    • Test për të gjithë;

    • Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;

    • 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut) 

    MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU

    Për të gjitha vendet e origjinës

    •Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi

    •Teste me marrjen e mostrave;

    •14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine

    HOTELE KARANTINE

    •Hotele karantine në kryeqytetet e qarqeve dhe në të gjitha ishujt”.

    Burimi: “Tema”