Skip to content

Hapet valixhja e dyshimtë në qendër të Fierit, policia jep alarmin, rrethon zonën por zbulon se ajo ishte..

    Një valixhe e dyshimtë është gjetur në qendër të Fierit pranë një marketi. Mësohet se policia ka vendosur shiritin e sigurisë në zonë dhe nuk po lejon qytetarët që të lëvizin aty pranë.

    NJOFTIMI

    Informacion paraprak

    Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen “Apollonia”, Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur.

    Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme.

    Pas konstatimit, policia vuri perimetrin dhe njoftoi skuadrën antieksploziv.

    Nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja ishte bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.