‘Hapeni deren, policia’ Tre persona të armatosur hynë në banesën e të moshuarve. Fqinjët lajmëruan policinë

387
0

Detaje të reja nga tentativa e grabitjes me armë e banesës në fshatin Prush.

Në foto duket banesa, objektiv i hajdutëve.

Brenda saj kanë qenë dy të moshuar.

Grabitësit, sapo kanë hyrë në banesë, janë prezantuar si policia dhe i kanë thënë të moshuarve “ulu policia” dhe më pas kanë filluar grabitjen.

Fqinjët kanë dëgjuar britmat dhe kane lajmëruar policinë.

Ende nuk dihet se çfarë kanë grabitur në banesë pasi dy të moshuarit janë ende te tronditur nga ngjarja.