Hakmarrje ndaj Mbretëreshës? Princi Harry merr vendimin e paprecedentë

668
0

Princi i Anglisë Harry, ka marrë vendimin e paprecedentë duke refuzuar të mbajë mbiemrin e tij monarkik, publikoi sot e përditshmja britanike The Sun.

Harry ka njoftuar Mbretëreshën Elisabet se ai nuk do të përdorë më mbiemrin mbretëror, Mountbatten-Windsor.

Princi që dorëzoi dhe të gjitha ofiqet mbretërore, njoftoi se tani e tutje do të quhet Harry Charles Albert David.

Harry po ashtuka kërkuar shtetësinë amerikane që ka edhe e shoqja duke bërë kështu të qartë se do të jetojë në vendlindjen e gruas.

Kërkesa për shtetësinë amerikane ka shkaktuar tronditje në Buckingham Palace, raporton The Sun.

Vendimi vjen pak kohë pasi princi Harry braktisi Britaninë e Madhe dhe shkoi në një nga vendet e komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar, Kanada. Por edhe që andej, ai bashkë me familjen, gruan Meghan dhe djalin Archie, u largua dhe tani gjenden në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.