Hakmarrja ndaj policit të Rrugores, i hedhin makinën në erë në oborrin e shtëpisë

676
0
POLICIA KONTROLL MAKINAVE LUKSOZE - Forca te policise, gjate nje kontrolli te nje makine luksoze, ne nje postobllok te ngritur prane kopshtit Botanik.

Një polic i Rrugores ka rënë pre e një sulmi afër mesnatës. Bëhet fjalë për Agron Vogën 60 vjec nga Fushë-Kruja, i cili është punonjës i Policisë Rrugore në Tiranë.Policia tha se rreth orës 23:45, salla operative është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç”. Përveç makinës së djegur në oborrin e shtëpisë së 60 vjecarit janë gjetur edhe dy granata dore. Ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij sulmi ndaj policit. Nuk ka të lënduar nga ngjarja, por veç dëme të mëdha materiale. /Opinion.al